Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ka theksuar se nuk ka dëshmi për ndikime ruse në Maqedoni.
“Nuk kam unë dëshmi për ndonjëfarë ndikimi rus në Maqedoni. Federata ruse është mike e Maqedonisë dhe ajo nuk ka asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por është kundër integrimit tonë në NATO. Dhe këtë e thotë shumë qartë. Ne po mundohemi të sqarojmë se për ne nuk ekziston alternativë tjetër, përveç integrimit të plotë në BE dhe NATO. Duam të ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet, përfshi edhe Federatën ruse”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia thotë se nuk po ndërhyn në politikat e brendshme të Maqedonisë
-
Maqedonia në NATO, Zaev: Po e realizojmë vendimin tonë strategjik të vitit 1993
-
Zaevi s’ka dhënë dorëheqje, vazhdon konsultat për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë
-
Zaev: S’kam asnjë lidhje me rastin “Reketi”
-
Zaev thotë se në Maqedoni s’do të ketë zgjedhje të parakohshme