Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zaev nuk dorëhiqet, skenari për ndërrimin e emrit

Shkeup, 1 tetor - Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e fundit deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, por se vota pro e qytetarëve e obligon atë që procesin ta kalojë në procedurë parlamentare, e në rast se nuk siguron 2/3 e votave, nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, që sipas Zaev fundi i nëntorit do të ishte datë e përkryer, transmeton Alsat – m.

“Parlamenti e ka radhën, dhjet ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Zaev.