Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Yulia Navalny: Zëri i ri që s’i frikësohet Putinit

Yulia Navalny gjithmonë ka qëndruar në hije, duke insistuar se roli i saj kryesor është të jetë grua dhe nënë dhe jo politikane. Por pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Alexei, dhe fjalimit emocionues për drejtësi në Konferencën e Sigurisë në Munih, Yulia është kthyer në lidere të papritur të opozitës në Rusi. Është bërë përfaqësuese e zërit që s’i frikësohet Vladimir Putinit.

Pavarësisht rolit në të kaluarën, Navalny ka qenë gjithmonë përkrahëse e madhe e bashkëshortit të saj dhe ishte vendimtarja në nxjerrjen e tij jashtë Rusisë për trajtim urgjent kur u helmua me substancën nervore “Novichok” më 2020. Është quajtur në vazhdimësi “zonja e parë” e opozitarit rus.

Dhe Alexei vetë pati thënë se pa bashkëshorten nuk do të mund ta vazhdonte luftën e zorshme kundër regjimit të Kremlinit.

Dashuria e tyre dhe jeta familjare – kanë dy fëmijë – është konsideruar inspirim për përkrahësit e çiftit.

Yulia Ambrosimov u lind në Moskë më 1976. Është vajza e shkencëtarit të respektuar Boris Ambrosimov.

Edhe Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëtarët Botë 5 muaj më parë Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëtarët

E diplomuar në ekonomi, Yulia ka pasur karrierë në bankë, por e la punën për shkak të kujdesit të fëmijëve, në kohën kur Alexei u bë politikan me emër.

Ishin takuar më 1998 gjatë pushimeve në Turqi. U martuan dy vjet më pas. Atë kohë, asnjëri s’kishte menduar se do të bëheshin të famshëm.

“Nuk jam martuar me një jurist premtues a lider opozitar. U martova me një djalë të ri të quajtur Alexei”, pati thënë ajo për “Sobesednik” më 2020.

Të dy ishin pjesë e partisë Yabloko që nga vitet e 2000-a. Megjithatë Yulia qëndroi më shumë e fshehur nga publiku deri në vitin 2020, kur bashkëshorti i saj u helmua. Atë kohë nisi të bënte paraqitje publike e të mbante fjalime.

Kur ai në fluturimin nga Siberia drejt Moskës u sëmur më 2020, Yulia i shkroi direkt presidentit Vladimir Putin, duke i kërkuar ta lironte për trajtim në Gjermani.

“Çdo moment mendoja se ‘duhej ta nxirrja larg’”, pati thënë ajo për gazetarin dhe prodhuesin e dokumentarëve, Yuri Dud.

Edhe Testet e reja tregojnë që Navalny është helmuar, thotë e veja e tij Botë 10 muaj më parë Testet e reja tregojnë që Navalny është helmuar, thotë e veja e tij

Navalny ia doli të largohej nga Rusia, me ndihmën e organizatave me bazë në Gjermani.

Disa muaj pas shërimit, Yulia u rikthye me bashkëshortin në Moskë. Me t’u kthyer ai u arrestua. Pjesën tjetër e kaloi prapa grilave deri në vdekje.

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, që e ka quajtur Yulian “parimore dhe të patrembur”, ka thënë se atë kohë se do të ketë presion të madh në të që të luajë më shumë rol publik dhe se ajo i ka të gjitha kredencialet për këtë.

“Navalny nuk ka mundur të ketë partnere më të mirë në jetë se Yulia Navalnyn. Ajo ka ndarë me të bindjet dhe trimërinë”, ka thënë ai për rrjetin televiziv amerikan NBC. “Ajo gjithashtu ka rritur dhe mbrojtur dy fëmijët e tyre në një mënyrë që ka nxitur admirim të thellë te përkrahësit e demokracisë në Rusi. Pa asnjë mëdyshje, Yulia ia ka shpëtuar jetën bashkëshortit të saj”.

Yulia Navalny së fundmi ka thënë se s’do të ndjekë rrugën e Svetlana Tikhanovskayas, lideres opozitare bjelloruse që u bë kandidate për presidente, pasi bashkëshorti i saj u burgos para zgjedhjeve të vitit 2020. Tikhanovskaya konsiderohet se ka fituar ato zgjedhje, që u vodhën në favor të presidentit aktual, Alexander Lukashenko.

Edhe I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar Botë 2 d. më parë I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar

Në fjalimin në Munih dhe adresimin e mëvonshëm në rrjete sociale në gjuhën ruse, e shfaqur përplot emocion, 47-vjeçarja besohet se mund të ketë ndryshuar mendje.

“Ajo që ne kemi nevojë është Rusia e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusinë e mrekullueshme të së ardhmes që bashkëshorti im e ka ëndërruar shumë. Ky është shteti që unë dua të krijoj bashkë me ju. Shtetin që Alexei Navalny e ka imagjinuar”, ka thënë ajo. “Kjo është rruga e vetme – s’ka tjetër – në të cilën sakrifica e paimagjinueshme që ai bëri, nuk del të jetë e kotë”.