Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xanakopulos: Duam zgjidhje për emrin e Maqedonisë pa fitues ose humbës

Shkup, 18 janar – Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimtiris Xanakopulos ka vlerësuar se bisedimet për emrin nuk janë ndeshje futbollistike që të ketë fitues apo humbës, transmeton Zhurnal.

“Qeveria dëshiron që të bëjë gjithçka që është e mundur që të zgjidhet çështja e emrit pa i lënë në rrezik interesat nacionale”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu ka shtuar se dëshirojnë zgjidhje ku të gjithë do të jenë fitues.

Xanakopulos në intervistë për radio “24/7” e ka përsëritur qëndrimin e Greqisë për emër më kompleks për përdorim më të përgjithshëm, njofton MIA.