Presidenti Donald Trump, zbuloi një informacion shumë të klasifikuar për të ashtuquajturin Shtet Islamik tek ministri i jashtëm rus, thanë burime për mediat amerikane.
Informacioni erdhi nga një partner i SHBA-ve i cili nuk kishte dhënë leje që një gjë e tillë të ndahej me Rusinë, thotë Washington Post, transmeton KP.
Trump bisedoi me Sergei Lavrov në Zyrën Ovale javën e kaluar.
Zyrtarët mohuan raportin e medias por një anëtar i lartë i partisë republikane të Trump bëri thirrje për një shpjegim.
“Kjo histori është e rreme. Presidenti diskutoi vetëm kërcënimet e përbashkëta, me të cilat ballafaqohen të dy vendet”, tha Dina Powell, zëvendës këshilltare për sigurinë.
Lidhjet e dyshuara të fushatës së Trump me Moskën janë pjesë e disa hetimeve.
Edhe
Trump: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam përfunduar punë me Putinin
Por presidenti ka hedhur poshtë akuzat e tilla duke i quajtur lajme të rreme.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kritikoi në mënyrë të përsëritur kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton, për mënyrën se si ajo trajtoi materialin e ndjeshëm.