Bjellorusët janë në mesin e të huajve që i janë përgjigjur thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, për të luftuar përkrah ukrainasve kundër Rusisë. Për bjellorusët që i konsiderojnë vëllezër ukrainasit, rreziku është shumë i lartë.
Ushtria ruse ka përdorur territorin e tyre për të nisur pushtimin e Ukrainës, ndërkaq presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, është kukull e presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin shpesh e ka quajtur “Vëllai i madh”.
Vullnetarët bjellorusë që po bëhen gati për luftë në Poloni, besojnë se Putini i dobësuar do ta dobësonte edhe Lukashenkon që nuk e ka lëshuar pushtetin që prej vitit 1994. Vullnetarët po stërviten në Poloni, shteti fqinj që cilësohet si parajsë për disidentët bjellorusë që në vitet e fundit kanë kritikuar ashpër Lukashenkon.
Vullnetarët bjellorusë janë duke u stërvitur nga ish-policët polakë. Polakët shpresojnë se një ditë do të vijë mundësia që edhe Bjellorusia të jetë vend demokratik. Kështu nuk ka qenë deri më tani pasi Rusia i ka ofruar Lukashenkos miliarda dollarë për të qeverisur me vendin në stilin sovjetik.
-
Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë një takim Putin-Zelensky
-
Lukashenko njofton për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në
-
Zelensky e quan Putinin skllav të luftës