Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Ankara më 7 maj, ndërsa në Moskë në dy ditët pasuese, më 8 e 9 maj, njoftojnë medie të Beogradit.
Në Ankara Vuçiq takohet me kryetarin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Një ditë më pas Vuçiq e Vladimir Putin takohen pas inaugurimit të kryetarit rus. Putin për herë të tretë fillon mandatin e kryetarit të Rusisë, transmeton Koha.net.
Më 9 maj Vuçiq do të marrë pjesë në atë që quhet Paradë e Fitores në kryeqytetin e Rusisë.
Artikuj të ngjashëm