Sulmet ajrore të kryera nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe ndaj Sirisë janë “përkujtues i dhimbshëm” i bombardimit të NATO-s më 1999 ndaj ish-Jugosllavisë.
Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur është pyetur që të komentojë sulmet ajrore ndaj Sirisë.
“Për të gjithë ne që jemi mbi 18-19 vjeç, kjo fushatë [e udhëhequr nga SHBA-ja] është një përkujtues i dhimbshëm i periudhës që e kemi përjetuar”, ka thënë Vuçiq për televizionin publik serb, transmeton Koha.net.
Vuçiqi iu referua sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe gjatë luftës në Kosovë, sulme që zgjatën 78 ditë.
Vuçiq tha më tej se Serbia është shtet i vogël dhe nuk do të ndërhyjë në ndonjë konflikt nëpër botë.
“Beogradi tani mund të mbështetet në politikën e neutralitetit ushtarak”, tha ai, duke shtuar se “të qenit në anën e vendit më të fuqishëm nuk do të thotë medoemos se je në anën e moralit dhe drejtësisë”.
-
Vuçiq përkujton bombardimet e NATO-s: Për 78 ditë na shkatërruan vendin
-
Vuçiq: SHBA-ja u përgatit më shumë për sulmin ndaj Serbisë sesa ndaj Iranit
-
Fetoshi: Vuçiqi pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit pati nostalgji për kohën e Millosheviqit
-
Vuçiqi e lidh sulmin ndaj Iranit me intervenimin e NATO-s më 1999
-
Vuçiqi fajëson Turqinë për njohjen e Kosovës nga Siria