Policia në shtetin perëndimor indian të Gujarat ka arrestuar shtatë persona që dyshohet se kanë rrahur për vdekje një ushtar.
Melaji Vaghela u sulmua pasi po kërkonte përgjegjësi për një video të vajzës së tij adoleshente, që ishte postuar në internet, sipas denoncimit të policisë. Ankesa thotë se video u bë virale pasi u ngarkua.
Sulmuesit e dyshuar janë anëtarë të familjes së një djali adoleshent, të cilin Vaghela e akuzoi për ngarkimin e videos. Nga sulmi u plagosën edhe gruaja dhe djali i Vaghelës.
Viktima punonte me Forcën e Sigurisë Kufitare të Indisë.
Sipas ankesës së policisë, e cila u bë nga gruaja e Vaghela, Manjula, sulmi ndodhi të shtunën mbrëma në distriktin Kheda në Gujarat.
Vaghela, gruaja e tij, dy djemtë dhe nipi kishin shkuar në shtëpinë e adoleshentit për t'u ankuar kundër tij për gjoja se kishte postuar një video të vajzës. Disa raporte lajmesh e kanë përshkruar videon si "të turpshme”, raportoi BBC-ja të martën.
EdheSipas denoncimit të policisë, diskutimi ka përshkallëzuar në sherr dhe të afërmit e djalit kanë sulmuar Vaghelën dhe familjen e tij me “shkopinj druri” dhe “gjëra të mprehta”.
Vaghela u plagos rëndë dhe ndërroi jetë menjëherë. Njëri nga djemtë e tij ndodhet në spital me lëndime në kokë.
Policia ka ngritur akuza, përfshirë vrasjen ndaj shtatë të akuzuarve. Ata të hënën janë dërguar në paraburgim.