Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se njëri prej gjeneralëve të vet, që shërbente si këshilltar i trupave të qeverisë së Sirisë, është vrarë në pjesën lindore të Sirisë, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS.
Vdekja e gjeneralit rus Valery Asapov në Siri është çmimi që Rusia po detyrohet ta paguajë për politikën hipokrite të SHBA-së, ka thënë sot zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov.
“Vdekja e komandantit rus është çmimi i paguar me gjak për hipokrizinë e politikës amerikane në Siri”, ka thënë Ryabkov.
Gjenerali Asapov ka shërbyer si njëri prej këshilltarëve ushtarakë të Rusisë në Siri.
Moska është e shqetësuar se, teksa Uashingtoni pohon se është i interesuar në luftimin e terroristëve të “Shtetit Islamik”, e demonstron krejt të kundërtën, ka thënë Ryabkov.