Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet komandanti i batalionit separatist pro-rus në Ukrainën lindore

Rusia ka humbur 20.100 trupa, pretendon Ukraina

Komandanti i një prej batalioneve të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Mikhail Kishchik, është vrarë. I njohur me emrin Misha Çeçeni, Kishchik vdiq teksa trupat ruse dhe forcat separatiste filluan sulmin kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit, raportoi BBC të martën.

"Lajm i trishtë nga vija e frontit. Një patriot i LNR-së, nënkoloneli Mikhail Kishchik ka vdekur", kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhanskut (LNR), Sergei Kozlov, shkroi në llogarinë e tij në rrjetet sociale:

“Po marrim numrin e atyre që kanë vdekur dhe janë lënduar”, shtoi ai.

Kreminna është një nga pikat në vijën e frontit ku forcat ruse po përpiqen të avancojnë përpara qyteteve të mëdha të Lysychanskut dhe Severodonetskut, të mbajtura nga trupat ukrainase.

Kishchik dhe batalioni i tij kanë luftuar kundër forcave ukrainase që prej vitit 2014. Në fazat e para të konfliktit, ai dhe luftëtarët e tij u akuzuan për plaçkitjen e zonave të banuara në rajonin e Luhanskut.