Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet gazetarja që rrëzoi qeverinë e Maltës

Daphne Caruana Galizia, gazetarja më e njohur investigative e Maltës, është vrarë të hënën kur një bombë e fuqishme çoi në ajër makinën e saj, ka thënë policia.

Caruana Galizia, 53 vjeçe, mbante një blog shumë të njohur ku ajo paraqiste raste të korrupsionit, e që shpesh përfshiheshin politikanë nga ishulli mesdhetar i Maltës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia tha se ajo u vra derisa po ngiste veturën afër fshatit Bidnija në Maltën veriore, raporton Reuters.

Kryeministri maltez, Joseph Muscat, i cili u përball me akuza për keqbërje nga Caruana Galizia më herët këtë vit, e dënoi vrasjen e saj, duke e quajtur atë “sulm barbar ndaj lirisë së medias”.

“Nuk do të pushoj derisa të shoh drejtësi në këtë rast. Vendi ynë meriton drejtësi”, ka thënë ai në një deklaratë televizive, duke bërë thirrje për unitet kombëtar, transmeton Koha.net.

Muscat ftoi për zgjedhje të parakohshme në qershor si votëbesim për të kundërshtuar pretendimet e Caruana Galizias për korrupsion. Ajo tha se dokumente në një bankë të vogël malteze treguan se bashkëshortja e Muscatit ishte pronare përfituese e një kompanie në Panama, dhe se shuma të mëdha parash kanë lëvizur mes kompanisë dhe llogarive bankare në Azerbajxhan.

Muscat dhe bashkëshortja e tij i mohuan akuzat dhe Muscat fitoi sërish në zgjedhje.