Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet atentatori që mbyti tre persona në Strasburg

Cherif Chekatt, që dyshohet se kishte vrarë tre njerëz në një treg në Strasburg të martën, është qëlluar për vdekje.

Ministria e Brendshme e Francës ka konfirmuar rastin.

“Reuters” raporton se Chekatt u vra rreth dy kilometra larg vendit ku kishte kryer atentatin.

Ai u vra pasi kishte shtënë drejt policëve, sipas burimeve të kësaj agjencie.