Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet e ditës së zgjedhjeve në Bregun e Fildishtë.
Reuters shkruan se përplasjet kanë filluar brenda bastioneve të opozitës. Zgjedhjet janë mbajtur gjatë së shtunës, derisa Presidenti Alassane Ouattara po kërkon mandatin e tretë, kundërshtarët e kanë quajtur si antikushtetues.
Kundërshtarit e 78-vjeçarit Ouattara, kanë thënë se ai po e shkel ligjin duke kandiduar për të tretën herë dhe po e shkatërron paqen e brishtë. Nga frika e përplasjeve dhe shkaktimit të vdekjeve të reja, rrugët e Bregut të Fildishtë ishin të qeta gjatë së dielës. Një pjesë e madhe e qytetarëve raportohet se kanë ikur nga kryeqyteti në drejtim të provincave.
Shifrat zyrtare thonë se deri më tani janë evidentuar katër të vrarë dhe 27 të plagosur, ndërsa kandidati i opozitës, Pascal Affi N’Guessan, ka deklaruar se kanë vdekur 12 persona.
Ouattara ka thënë se ai mund të kandidojë përsëri nën një kushtetutë të re të miratuar në 2016 dhe e bën këtë vetëm sepse pasardhësi i tij i zgjedhur kishte vdekur.