Aktivisti sirian në Turqi, dhe vajza e tij gazetare janë gjetur të vdekur nga goditjet me thikë, në apartamentin e tyre në pjesën aziatike të Stambollit.
Agjencia e lajmeve shtetërore, Anadolu, ka raportuar se trupat e 60 vjeçarit, Arouba Barakat, dhe vajzës së tij 22 vjeçare, Hala Barakat, janë gjetur dje pasdite, pasi që kolegët kishin lajmëruar se gazetarja nuk është paraqitur në punë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë medie tjetër turke, raporton se Aurouba Bakarat po hulumtonte torturat në një burg, të udhëhequr nga qeveria siriane.
Aktivistët sirianë të opozitës, thanë se Arouoba Barakat ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Sirisë, një grup opozitar me bazë në Stamboll, që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad.
Nacionalistët kurd të Sirisë, kanë akuzuar Këshillin Kombëtarë Sirian se është nën ndikimin e madh të Turqisë.