Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Von der Leyen: Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë jetën tonë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar të enjten me shefin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.

Von der Leyen ka thënë se inteligjenca artificiale mund të nxisë përparim të madh dhe ta përmirësojë jetën e njerëzve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, ajo ka shtuar se duhet të reduktohen rreziqet dhe të ndërtohet besimi ndaj kësaj teknologjie.

“Për t’u përshtatur me shpejtësinë e zhvillimit të teknologjisë, kompanitë e AI-së duhet të luajnë rolin e tyre. BE-ja do të punojë me partnerët globalë dhe palët e interesuara drejt inteligjencës artificiale të besueshme”, ka shtuar ajo në Twitter.