Ursula von der Leyen e Gjermanisë do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian, një lëvizje që mund ta bëjë atë politikanen më të rëndësishme që përfaqëson 450 milionë qytetarët e bllokut, në më shumë se një brez.
Pas pesë vjetësh që e ka udhëhequr bllokun e 27 kombeve, gjatë krizave të shumta, përfshirë pandeminë me COVID-19 dhe dy vitet e para të luftës ruse në Ukrainë, 65-vjeçarja u propozua sërish nga partia e saj e Bashkimit Kristian Demokratik gjerman, raporton AP.
Ajo ka thënë se edhe nëse pranoi në vitin 2019 të bëhej shefe e Komisionit në mënyrë intuitive, tani për të kjo është një zgjedhje shumë e vetëdijshme.
“Sot, pesë vjet më vonë, po marr një vendim shumë të vetëdijshëm dhe të mirëmenduar. Unë dua të kandidoj për një mandat të dytë”, ka thënë ajo në Berlin pas një takimi të bordit të CDU-së.
Ajo ka një shans të mirë për të zgjatur mbretërimin e saj mbi Komisionin Ekzekutiv, pasi Partia Popullore Evropiane e dominuar nga kristiandemokratët pritet të mbetet më e madhja në legjislaturë pas zgjedhjeve evropiane të 6-9 qershorit.
Edhe
Konfirmohet Komisioni i ri Evropian
Ajo shfaqi kredencialet e saj progresive që herët duke nxitur një Marrëveshje të Gjelbër që synonte ta bënte BE-në neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050.
Von der Leyen ishte ndër mbrojtëset më të hapura të Izraelit që kur shpërtheu lufta me sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor – edhe pse zemërimi ndërkombëtar mbi ofensivën izraelite u rrit.