Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Von der Leyen: BE-ja duhet t'i përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Foto: Reuters

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian duhet t'i përmbushë premtimet që u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit.

Në këtë aspekt, muajt e ardhshëm janë "vendimtarë", tha von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.

"Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit - nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t'i kryejmë detyrat tona, tani", tha von der Leyen.

Ajo theksoi se duhet mundësuar nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse, sipas saj, këto dy vende e kanë kryer pjesën e tyre të obligimeve dhe se tani i takon palës evropiane të përmbushë premtimin.

Në tetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar nisjen e negociatave me këto dy vende, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kanë përmbushur kushtet.

Vendimi është bllokuar nga Franca, e cila ka kërkuar reforma të mëtejshme nga to, por edhe reformim të procesit të zgjerimit.

Edhe Von der Leyen: Duhet t’i tregojmë Ballkanit Perëndimor se e duam në anën tonë Botë Von der Leyen: Duhet t’i tregojmë Ballkanit Perëndimor se e duam në anën tonë

Për rrjedhojë, deri në fund të janarit, Komisioni Evropian do të dalë me një metodologji të re për negociatat e pranimit, e cila më pas duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të BE-së.

Me Bashkimin Evropian aktualisht kryeson Kroacia.

Samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Zagreb në muajin maj./Rel