Komediani Volodymyr Zelenskiy që po i prin garës për president të Ukrainës, po akuzohet për lidhje me një biznesmen milioner.
Fushatën e tij ai e kishte bazuar pikërisht në kritika për ndikim e oligarkëve të pasur në politikë, transmeton KTV. Shkak për këtë ndikim është bërë një prej kanaleve më të shikuara ukrainase 1+1, që ka ndihmuar fushatën e humoristit e që është në pronësi të oligarkut Ihor Kolomisky.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy kanal, të shtunën, një ditë para se Zelenskiy të fitonte raundin e parë të zgjedhjeve, transmetoi një seri të skeçeve të tij humoristike.
Fakti se ai ishte ylli kryesor i kanalit, i ka brengosur shumë votues dhe ka nxitur akuza nga kundërshtarët se edhe ai është duke u ndikuar nga oligarkët.
Humoristi dhe biznesmeni kanë thënë se marrëdhënia e tyre është profesionale.