Komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së në Karposh, pa debat, përjashtuan ish-zyrtarin e lartë të kësaj partie, Nikola Todorov.
Vendimi vjen pas votimit unanim të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së.
Më parë, komisioni komunal i Qendrës përjashtoi nga partia ish drejtorin e DSK-së Mijalkov, i cili tha se partia ka nevojë për gjithëpërfshirje, dhe jo politikat të përjashtimeve. Ai gjithashtu theksoi se partia nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale.
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtarë i lartë i VMRO-së Nikola Todorov kërkoi që ai të thirret dhe të dëgjohet nga Komisioni Disiplinor në Karposh, por kjo nuk ndodhi.
Për të dy VMRO-DPMNE ka deklaruar se kanë bashkëpunuar me LSDM-në për të siguruar shumicën prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me qëndrimin e partisë.
-
VMRO nis procedurat për përjashtimin e deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese
-
Hamza: Askush s’e ka përjashtuar Lladrovcin
-
Nën akuzat se ndihmoi PDK-në, LDK në Mitrovicë shkarkon ish-kandidatin për kryetar
-
Neziri: VMRO-DPMNE ka ndryshuar, nuk ka më problem me shqiptarët
-
Figura të rëndësishme jashtë kryesisë së PDK-së