Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, jeton në një vilë e cila gjendet në një hapësirë të hotelit me 5 yje në Dubai, e quajtur Saray Royal Residences.
Vlera e pronës është 7 milionë dollarë, sipas një hulumtimi ukrainas, i cili është publikuar të mërkurën nga “Ukraine Now” në rrjetin social Telegram.
Sipas raportit, vila e Kaydarovit mban numrin 21 dhe është një nga dy vilat më të mëdha në këtë zonë, me komoditet të lartë.
Thuhet se Kadyrovi pret shumë miq në vilën e tij. Në vitin 2017, ai është fotografuar brenda saj me bokserin e famshëm, Mike Tyson.
Kadyrov është një prej besnikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai pati deklaruar se ka dërguar 10.000 ushtarë në Ukrainë për të luftuar kundër ukrainasve.
-
Ish-deputeti ukrainas ofron shtëpi e 40 hektarë tokë pranë Kievit për kokën e liderit çeçen
-
Kadyrov: Rusia duhet të luftojë në Ukrainë deri në fund
-
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov akuzon ligjvënësit rusë për komplot për ta vrarë
-
Putini zhvillon vizitë të papritur në Çeçeni
-
Lideri çeçen takon Putinin, i ofron më shumë trupa për të luftuar në Ukrainë