Eshtrat e pesë viktimave të identifikuara të masakrës së La Cantuta iu kthyen familjeve të tyre të premten, 31 vjet pasi u rrëmbyen, u vranë dhe u dogjën nga një grup paraushtarak. Një skuadrilje ushtarake, e krijuar kur ish-presidenti peruan, Alberto Fujimori ishte në pushtet, kreu masakrën.
Grupi fillimisht u formua për të luftuar guerilët e “Rrugës së Shkëlqyer” të Perusë. Më 18 korrik 1992, ushtria hyri në objektet e universitetit La Cantuta dhe, pasi mori nëntë studentë dhe një profesor, i vrau dhe i varrosi në varre klandestine.
Për këtë dhe një tjetër masakër, Fujimori u dënua me 25 vjet burg.
Pas dekadash përpjekjesh të palodhshme nga familjarët e viktimave për të kërkuar nga shteti gjetjen dhe identifikimin e tyre, disa pjesë të eshtrave të pesë prej të zhdukurve u gjetën. Eshtrat e viktimave të tjera ende nuk janë gjetur.