Një gjykatë në Vietnam e dënoi një shtetas amerikan me 12 vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për përpjekje "për të përmbysur shtetin".
Michael Phuong Minh Nguyen, 55 vjeç, pranoi se donte të nxiste protesta në Vietnam, tha avokati i tij për BBC-në.
Megjithatë, ai i mohoi akuzat më serioze të planifikimit të sulmeve në zyrat qeveritare në Hanoi dhe Ho Çiminh me bomba benzine.
Nguyen, i cili është arrestuar vitin e kaluar, do të dëbohet pasi të shërbejë dënimin, transmeton rel.
Tre burra vietnamezë u dënuan po ashtu, me kohëzgjatje të ndryshme në burg, për vepra të lidhura me të.
Pavarësisht reformave të mëdha ekonomike në vitet e fundit, Vietnami mbetet një shtet komunist, ku kritikat ndaj autoriteteve nuk tolerohen.
Edhe
Dënohet me 20 vjet burgim kritiku kinez, Jimmy Lai
Nguyen ka lindur në Vietnam, por ka jetuar në SHBA qëkur ishte fëmijë.
Babai i katër fëmijëve është arrestuar në korrik të vitit 2018 gjatë një vizite private në Vietnam.