Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Venecia përballet me përmbytjet më të mëdha të dekadës

Stuhi të rrëmbyeshme kanë shkaktuar dëme në Itali për të tretën ditë rresht, duke lënë të paktën 11 të vdekur dhe duke vërshuar pjesën më të madhe të Venecies, në ato që cilësohen si përmbytjet më të mëdha të këtij qyteti turistik gjatë dekadës.

Shkollat janë mbyllur në shumë pjesë të Italisë, teksa autoritetet kanë paralajmëruar të shmangen udhëtimet e panevojshme.

Sheshi Shën Marku i Venecies ka mbetur nën ujë, derisa bazilika në afërsi po ashtu është vërshuar.

Mediet italian kanë raportuar se ishte kjo hera e dytë që bazilika është përmbytur.