Botë

Vdiq në burg aktivistja tajlandeze pas disa muajsh grevë urie

Aktivistja tajlandeze

Aktivistja tajlandeze

Një aktiviste tajlandeze e akuzuar për fyerje të mbretërisë së shtetit, ka vdekur në burg, pas disa muajsh greve urie. 

Netiporn “Bung” Sanesangkhom ka vdekur pasi “zemra e saj ishte ndalur papritmas” të martën në mëngjes, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC. 

28-vjeçarja, pjesë e një lëvizje të të rinjve që thërriste për reforma mbretërore, ishte e burgosur që nga 26 janari, pasi përballej me shtatë akuza të ndara- përfshirë dy për fyerje të mbretërisë.

Ajo e kishte nisur grevën një ditë pasi ishte burgosur, duke pranuar vetëm ujë njëherë në fund të shkurtit, dhe ushqim nga prilli. 

Sanesangkhom po kërkonte reformën e sistemit të drejtësisë së Tajlandës, duke përfshirë ndryshimet në ligjin famëkeq lese majeste, i cili kriminalizon komentet kritike për familjen mbretërore.