Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq ish-ministri i jashtëm italian Frattini

Franco Frattini - Italia - ish-minister i Jashtem

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare të shtunën ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frratini, raportojnë mediumet italiane.

Frattini kishte shërbyer dy herë si ministër i Jashtëm në Qeverinë e Silvio Berlusconit.

Herën e parë kishte shërbyer nga viti 2002 deri më 2004 dhe herën e dytë nga viti 2008 deri më 2011. Kishte qenë edhe ministër i Financave dhen kishte mbajtur edhe pozita tjera.

Ishte edhe komisioner i Evropës për drejtësi. Ndërsa së fundi kishte qenë në Këshillin Shtetërore të Italisë, një trup këshillues që mbikëqyrë administratën publike.

“Paska ndërruar jetë Franco Frattini, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Italisë. Frattini ka shërbyer si ministër në kohën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë, dhe Italia ka qenë ndër vendet e para që na ka njohur. Frattini ka qenë mik i madh i Kosovës dhe i rajonit. Pushoftë në paqe”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në Facebook.