Robert Mugabe, udhëheqësi i parë i Zimbabwesë pas pavarësisë, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.
Lajmin e kanë konfirmuar familja e tij për BBC, derisa tregojnë se ai ka qenë i shtruar në spital në Singapor duke marrë trajtim, transmeton Koha.net.
Mugabe u rrëzuar nga pozita në vitin 2017 përmes një grusht-shteti ushtarak duke i dhënë fund tre dekadave në pushtet.
Ai fitoi zgjedhjet e para të Zimbabvesë pas pavarësisë, duke u bërë kryeministër në vitin 1980 dhe president më 1987.
Ai është gjithashtu ishte i njohur për fyerjet ndaj Perëndimit, kundërshtarëve të tij dhe gazetarët.
Pasardhësi i tij, presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, shprehu "trishtimin e tij” për vdekjen e Mugabes, duke e quajtur atë "babai themelues i Zimbabvesë" dhe "një ikonë e çlirimit".
Edhe
Ish-presidenti Mugabe la miliona dollarë në bankë, por pa testament
Mugabe ka lindur më 21 shkurt të vitit 1924, në Rodezia, dikur koloni britanike në Afrikë që drejtohej nga një pakicë e bardhë.
Ai u burgos për më shumë se një dekadë pasi kritikoi qeverisë e Rodezisë më 1964.