Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes presidenti i Tunizisë, Beji Ciad Essebsi

Tunis, 25 korrik – Presidenti tunizian, Beji Caid Essebsi vdiq sot në një spital ushtarak në kryeqytetin Tunis, njoftoi presidenca.

‘’Essebsi vdiq sot në orën 10:25 (0925 GMT)’’, shtoi ajo.

Ai u shtrua dje në mbrëmje spital për herë të dytë në rreth një muaj.

Essebsi, 92 vjeç, ka qenë në pushtet që nga fundi i vitit 2014.

Ai është paraqitur pak në publik dhe ka nënshkruar një dekret për të nisur procedurat për zgjedhjet legjislative dhe presidenciale të vendit/ATSH-AFP-DPA.