Botë

Vdes nga COVID-19 ish-sekretari amerikan i shtetit, Powell

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e tij në Facebook. Ai ishte 84-vjeçar, raporton agjencia Reuters.

“Gjenerali i Colin L. Powell, ish-sekretar amerikan i shtetit, ka ndërruar jetë këtë mëngjes si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. Ai ishte plotësisht i vaksinuar. Ne duam të falënderojmë stafin mjekësor në Qendrën Mjekësore Nacionale Walter Reed për kujdesin e tyre. Ne kemi humbur një bashkëshort, baba, gjysh të jashtëzakonshëm dhe të dashur dhe një amerikan të madh”, ka shkruar familja Powell në Facebook.