Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes ligjvënësja iraniane nga koronavirusi

Një ligjvënëse iraniane ka vdekur si pasojë e koronavirusit, raportojnë mediat iraniane.

Irani është nja nga vendet më të prekura jashtë Kinës nga ky virus. Deri më 6 mars, autoritetet iraniane kanë raportuar 4,747 të prekur me këtë virus.

Ligjvënësja Fatemeh Rahbar, kishte fituar mandatin në zgjedhjet e fundit në Teheran.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpur, tha më 6 mars se 17 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve, dhe 1,000 të tjerë janë diagnostikuar, transmeton rel.

Koronavirusi ka marrë jetët e disa zyrtarëve në Iran, përfshirë këshilltarin e liderit suprem dhe të dërguarit të posaçëm në Vatikan. Më shumë se 20 ligjvënës si dhe zëvendëspresidenti e zëvendësministri në Iran kanë rezultuar me rezultat pozitiv të koronavirusit.

Edhe Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër tregtare në Iran Botë 2 muaj më parë Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër tregtare në Iran

Irani ka mbyllur shkollat dhe universitetet, si dhe ka anuluar organizimet kulturore dhe sportive si pasojë e përhapjes së madhe të virusit në vend.

Ndërkohë, autoritetet në Kinë kanë njoftuar më 7 mars se 99 raste të reja janë infektuar, që shënon rënie nga një ditë më parë ku u raportuan 143 të prekur që është shifra më e ulët që nga 20 janari.