Kongresisti republikan nga Teksasi, Ron Wright, ka vdekur të dielën si pasojë e koronavirusit.
"Dailymail" ka njoftuar të hënën se 67-vjeçari ishte gjithashtu duke luftuar me kancerin në mushkëri.
Ai është anëtari i parë i Kongresit që ka humbur jetën nga COVID-19.
“Kongresisti Ron Wright ndërroi jetë paqësisht në moshën 67-vjeçare më 7 shkurt 2021. Gruaja e tij, Susan, ishte pranë tij dhe ati tani është në praninë e Zotit dhe Shpëtimtarit të tij”, është thënë nga zyra e Wright.
“Ai do të mbahet mend si një konservator kushtetues. Ai ishte një burrë shteti, jo një ideolog”, thuhet tutje.
Wright kishte rezultuar pozitiv me koronavirus më 21 janar. Pasi ishte kthyer në Teksas pas votimit për ta larguar Donald Trumpin nga Shtëpia e Bardhë, Ëright kishte rënë në kontakt me një persona të infektuar.
-
Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham
-
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Sam Neill
-
Lionel Richie dërgohet në spital pasi ndërpreu koncertin për shkak të një problemi shëndetësor
-
Një shtetas amerikan dhe një francez rezultojnë pozitivë me hantavirus pasi u larguan nga anija
-
Dhjetëra pasagjerë largohen nga anija ku shpërtheu hantavirusi