Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes ish-zëvendësministri i parë i Irlandës Veriore

Martin McGuinness, ish-zëvendësministri i Parë i Irlandës Veriore ka vdekur në moshën 66-vjeçare.

Besohet se ai ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë e zemrës, shkruan rel.

Për vdekjen e McGuinness ka njoftuar sot partia e tij, Sinn Fein.

Ai u bë zëvendësministri i Parë i Irlandës Veriore më 2007.

McGuinness, që ishte komandant Ushtrisë Republikane Irlandeze, udhëhoqi lëvizjen paraushtarake drejt pajtimit me Britaninë. Ai ka mbajtur postin e zëvendësministrit të parë për një dekadë.