Ka vdekur Amal Hussein, vajza 7-vjeçare nga Jemeni që u bë simbol i një konflikti të gjatë në vend.
Fotografia ishte realizuar nga “The New York Times”, ndërsa ishte bërë lajm në tërë mediat ndërkombëtare, vajza që vuan nga uria, transmeton Koha.net.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në Jemen.
Fotografia e realizuar nga gazetari Tyler Hicks, fitues i çmimit Pulitzer, shfaq vajzën të shtrirë në një klinikë të UNICEF-it në Aslam të Jemenit, e ku i shihen të gjitha kockat trupore.
Konflikti tre vjeçar midis koalicionit të udhëhequr nga Sauditët dhe Irani ka shkatërruar Jemenin dhe thuhet se janë vrarë të paktën 10,000 njerëz.
Artikuj të ngjashëm
-
Save the Children: 85.000 fëmijë vdesin nga uria në Jemen
-
Më shumë se 5 milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Jemen
-
Të paktën 15 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen
-
Fotografia e një palestinezeje me trupin e fëmijës në krah fiton çmimin si më e mira
-
Dhjetëra të vdekur në rrëmujën e krijuar gjatë shpërndarjes së ndihmave për Ramazan në Jemen