Bursa amerikane pati një ditë tjetër të vështirë, pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara i presin “dy javë të këqija” me pandeminë e koronavirusit.
Të gjitha indekset kryesore, Dow Jones, Standard & Poors-500, dhe NASDAQ patën një rënie prej 4%.
Edhe indekset kryesore në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë me 4 për qind, pas rënieve në tregjet aziatike.
Vlera e aksioneve ra pasi Trumpi tha të martën se Shtetet e Bashkuara mund të kenë përpara “dy javë shumë të këqija”.
Shtëpia e Bardhë tha se deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi.
Ekspertët thonë se askush nuk mund ta parashikojë nëse apo kur vlera e aksioneve do të arrijë nivelin më të ulët, ata po i këshillojnë investitorët që të përqendrohen tek objektivat afatgjatë.
-
Trump: Do ta godasim përsëri fort Iranin sonte
-
Në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Trumpi paralajmëron për kërcënim nga komunizmi
-
Trumpi thotë se armëpushimi me Iranin ka “1% gjasa të mbijetojë”
-
Trumpi i jep BE-së ultimatum për miratimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë