Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë luftimet në kufirin Izrael-Liban

Janë duke vazhduar luftimet në kufirin Izrael-Liban, ku është vendosur grupi islamik i armatosur, Hezbollah.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se raketat antitank ishin lëshuar nga Hezbollahu të dielën dhe kanë goditur një numër objektivash civilë.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës izraelite tha për N12 News të Izraelit se një person u plagos rëndë dhe tre deri në pesë të tjerë u plagosën gjithashtu.

Të shtunën, udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah tha se do të vazhdojë të luftojë Izraelin afër kufirit.

Hezbollahu – i cili ka gjuajtur raketa antitank përtej kufirit në disa raste gjatë muajit të kaluar – pretendoi në deklaratën e tij se sulmi kishte vrarë dhe plagosur një numër të paspecifikuar individësh.