Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka thënë se forca ushtarake nuk është e nevojshme për ta marrë kontrollin e Grenlandës, pasi sipas tij, grenlandezët do duan me dëshirë t’i bashkohen SHBA-së.
Gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake amerikane në ishull, Vance ka thënë se Trumpi ka të njëjtin mendim për planet për Grenlandën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrenlanda, siç thotë Vacne, është jashtëzakonisht e cenueshme tani"
“Grenlandezët do të dëshirojnë të bashkëpunojnë me SHBA-në”, ka thënë ai, pavarësisht nga sondazhet që tregojnë kundërshtim të gjerë nga popullsia vendase ndaj qeverisjes nga SHBA-ja.
Ai ka deklaruar se “kjo duhet të ndodhë” dhe fajëson sërish Danimarkën, duke thënë se nuk e kanë mbajtur zonën të sigurt.
Vance - zyrtari më i lartë amerikan që ka vizituar ndonjëherë ishullin – u shpreh se baza e SHBA-së në Grenlandë është jetike për monitorimin e kërcënimeve raketore ndaj Amerikës së Veriut dhe do të luajë rol në të ardhmen.
Vance paralajmëroi se Kina dhe Rusia po tregojnë interes më të madh për Arktikun sesa aleatët e SHBA-së në Evropë dhe kritikoi Danimarkën për “investim të pamjaftueshëm” në “arkitekturën e sigurisë” të territorit.
“Ne e dimë se kinezët janë shumë, shumë të interesuar për këtë ishull. Gjithashtu edhe Rusia. Kemi prova të fortë”, ka thënë Vance.
Pas disa orësh qëndrimi në Grenlandë, Vance i shoqëruar nga gruaja po kthehen në Amerikë.