Botë

Vance njofton hapjen e një qendre për rindërtimin e Gazës

JD Vance

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka njoftuar të martën gjatë një vizite në Izrael, hapjen e një qendre për rindërtimin e Gazës. 

Vance ka njoftuar hapjen e Qendrës së Bashkëpunimit Civil-Ushtarak për të filluar rindërtimin.

Ai ka falënderuar qeverinë izraelite dhe partnerët e tjerë, duke thënë se ka "shumë punë për të bërë".

Vance po qëndron në Izrael si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur armëpushimin në Gazë, i cili të dielën është vënë në rrezik pas rikthimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit për pak kohë. 

Vance thotë se armëpushimi në Gazë po shkon më mirë se që pritej

1 o. më parë / 21 tet 2025 18:39
JD Vance

Photo: Associated Press

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe të dërguar të tjerë shprehën optimizëm të martën në lidhje me marrëveshjen e brishtë të armëpushimit në Gazë, duke e quajtur përparimin më të mirë se sa pritej, ndërsa vizituan një qendër të re në Izrael për bashkëpunim civil dhe ushtarak.

Vance vuri në dukje shpërthime të dhunës në ditët e fundit, por tha se armëpushimi po shkon "më mirë se sa prisja" pas dy vjetësh lufte midis Izraelit dhe Hamasit. 

I dërguari Steve Witkoff shtoi se "po e tejkalojmë nivelin që mendonim se do të ishim në këtë kohë".

Zyrtarët më të lartë amerikanë po qëndrojnë në Izrael ndërsa mbeten pyetje mbi planin afatgjatë për paqen, të tilla si nëse Hamasi do të çarmatoset dhe kush do ta qeverisë Gazën.

Vance u përpoq të hidhte poshtë çdo ide se vizita e tij ishte rregulluar urgjentisht për të mbajtur armëpushimin në fuqi. 

"Vizita ime nuk ka të bëjë fare me ngjarjet e 48 orëve të fundit", ka thënë ai. Kjo është vizita e tij e parë në Izrael si zëvendëspresident.

Vance u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë, dhe pritet të qëndrojë në rajon deri të enjten.

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump dhe një nga arkitektët e marrëveshjes së armëpushimit, vuri në dukje kompleksitetin e marrëveshjes.

"Të dyja palët po kalojnë, nga dy vjet luftë shumë intensive në një qëndrim paqeje tani”, ka thënë ai.

Vance tha se ndihet "i sigurt se do të jemi në një vend ku kjo paqe do të zgjasë", por paralajmëroi se nëse Hamasi nuk bashkëpunon, do të "zhduket".

E Hamasi ka njoftuar të martën se janë gjetur mbetjet edhe të dy pengjeve të tjera.