Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vaksina anti-Covid e prodhuar në Indi mund të dalë në treg në shkurt 2021

Foto: Reuters

Një vaksinë anti-COVID-19 e mbështetur nga qeveria e Indisë mund të dalë në treg në shkurt, muaj më herët se që është paralajmëruar, pasi provat e fazës së fundit do të nisin këtë muaj.

Studimet deri më tash kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive, tha një zyrtar i lartë i qeverisë indiane për Reuters. Vaksina po zhvillohet nga kompania Bharat Biotech dhe atë e ka emërtuar COVAXIN. Kompania po bashkëpunon me Këshillin Indian për Kërkime Mjekësore (ICMR), që vepron në kuadër të qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët ishte paralajmëruar se vaksina do të jetë gati në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm. "Vaksina ka treguar efikasitet të mirë", tha të enjten shkencëtari i ICMR-së, Rajni Kant, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

"Pritet që deri në fillim të vitit të ardhshëm, shkurt ose mars, të jetë në dispozicion", tha ai.

Rastet e infeksioneve me koronavirus në Indi u rritën me 50,201 të enjten, duke e çuar numrin e përgjithshëm në ë 8.36 milionë, që e bën vendin e dytë më të goditur pas SHBA-së. Numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka arritur në 124.315.

"Ka treguar siguri dhe efikasitet në provat e fazës 1 dhe 2 dhe në studimet mbi kafshët - kështu që është e sigurt por nuk mund të jeni 100% i sigurt nëse nuk mbarojnë provat e fazës 3," tha Kant. "Mund të ketë ndonjë rrezik, nëse jeni gati të rrezikoni, mund të merrni vaksinën. Nëse është e nevojshme, qeveria mund të mendojë të japë vaksinën në një situatë emergjente”.

Ministri i Shëndetësisë Harsh Vardhan tha në shtator qeveria po shqyrtonte dhënien e një autorizimi urgjent për një vaksinë COVID-19, veçanërisht për të moshuarit dhe njerëzit në vendet e punës me rrezik të lartë.