Monika, e bërë tym, shtypi katër numra – 1098. Ishte numri i ndihmës urgjente. Shumë e re që të martohej sipas ligjit indian, Monika donte ta ndalte dasmën e saj. Ishte veç trembëdhjetë vjeçe kur do të kryhej dasma. Kështu së paku thotë organizata bamirëse që i doli në ndihmë. Këto të dhëna konfirmohen edhe në regjistrat e shkollës së Monikas.
Në mëngjesin e ditës së dasmës gjithkush është i zënë në kulmin e përgatitjeve. Më 4 nëntor Monika duhet të rregullonte flokët dhe fytyrën si asnjëherë tjetër. Nusja duhej të merrej edhe me hollësitë më të imëta të duvakut sari, qysh e kërkojnë rendi e tradita, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë ditë të shënuar ishin blerë gjësendet e praruara; vathët, byzylykët e unazat. Sipas traditës induse, Monika duhet t’i mbushte kyçet e duarve me zinxhirë prej ari.
Ishte një mal punësh që duhej t’i kryente. Por kur nuk kishin mbetur edhe pak orë para nisjes së ceremonisë së madhe, askush nuk e pa se vetë nusja ishte përvjedhur tinëz nga shtëpia e prindërve që ta bënte thirrjen e fundit telefonike.
Nuk po i telefononte ndonjë mikeshe ose gruas që kishte marrë përsipër organizimin e ceremonisë së dasmës.
Edhe
Dasmat që çojnë në krizë financiare
(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.