Gaza, 14 dhjetor - Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur sot në mëngjes tre objekte ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve të fundit raketore.
Burimet mjekësore në Gazë thanë se pas sulmit nuk ëshë raportuar asnjë i plagosur.
Lëshimet e raketave nga enklava bregdetare e kontrolluar nga Hamasi dhe sulmet izraelite janë rritur pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, javën e kaluar.
Gjatë sulmit ajror izraelit, në fundjavë u vranë dy militantë.
Ndërkohë që , qindra palestinezë janë plagosur në përleshjet me ushtrinë izraelite dhe dy prej tyre janë vrarë përgjatë kufirit Izrael-Gaza.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli sulmohet me raketa, ushtria hakmerret duke bombarduar Gazën
-
Izraeli sulmon sërish Rripin e Gazës gjatë natës
-
Të paktën 60 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Mbi 100 të vdekur nga sulmet izraelite në Gazë në 24 orët e fundit