Ushtria izraelite ka njoftuar se ka bërë arrestime gjatë operacioneve në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, teksa një spital palestinez njoftoi se forcat izraelite vranë një vajzë adoleshente gjatë një operacioni të ushtrisë. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se në total, ata arrestuan 18 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor gjatë natës.
Në qytetin verior të Jeninit, spitali qeveritar “Khalil Suleiman” ka deklaruar se Jana Zakaran, 16 vjeçe, u godit me një armë zjarri në kokë dhe u shpall e vdekur.
Familja e Zakaranit e kishte kërkuar për një orë dhe e gjeti trupin e saj në çatinë e shtëpisë së tyre, pasi trupat izraelite u tërhoqën nga Jenini.
Artikuj të ngjashëm
-
Nëntë palestinezë të vrarë në sulmin izraelit në Jenin
-
Dy palestinezë dyshohet se u vranë nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor
-
Ushtria izraelite vret tre palestinezë pas përleshjeve në Bregun Perëndimor
-
Vriten dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar
-
Shtohen sulmet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar