Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria indiane zbarkon në Rusi për stërvitje ushtarake

Trupa ushtarake të Indisë kanë zbarkuar në Rusi për ushtrime ushtarake njëjavore, ka bërë të ditur të enjten ministria indiane e Mbrojtjes.

Qeveria indiane ka bërë të ditur përmes një deklarate se forcat e saj rregullisht kanë marrë pjesë në ushtrimet multilaterale në Rusi, bashkë me një numër shtetesh të tjera, raportoi Sky Neës të enjten.

Ajo shtoi se trupat "arritën në vendin e stërvitjes dhe se gjatë shtatë ditëve të ardhshme do të ndërmarrin manovra të përbashkëta, duke përfshirë stërvitje të përbashkëta stërvitore në terren, diskutime luftarake dhe ushtrime të fuqisë së zjarrit".

Moska njoftoi në fund të korrikut se do të zhvillojë stërvitjen "Vostok" në lindje të vendit, pavarësisht se po zhvillon një luftë që gjashtë muaj në Ukrainë.

Kina, Bjellorusia, Mongolia dhe Taxhikistani janë pjesëmarrësit e tjerë të stërvitjeve.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thelluar partneritetin e tyre ushtarak me Indinë vitet e fundit, kanë treguar shqetësimin e tyre për trupat indiane që i bashkohen stërvitjes në Rusi.

Artikuj të ngjashëm