Ushtria egjiptiane ka vrarë në një aksion të sajin rreth 40 terroristë islamikë, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit kamikaz që u mori jetën 10 efektivëve dhe plagosi 16 të tjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtria egjiptiane përmes një njoftimi për shtyp. Efektivët ushtarakë mbetën të vrarë e të lënduar nga një autobombë që shpërtheu në një postobllok në gadishullin e Sinait, shpesh herë i kthyer në skenë atentatesh nga dega egjiptiane e Shtetit Islamik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë reagimit të saj, ushtria egjiptiane ka sulmuar dy baza të terroristëve në jug të lokalitetit Rafah, ku janë shkatërruar edhe 6 automjete të përdorura nga militantët.
Edhe pse bilanci më i rëndë i terroristëve të vrarë në një ditë të vetme llogaritet ai i marsit të vitit të kaluar, me 60 të vrarë, shifra e fundit me 40 është gjithësesi e lartë, pavarësisht se gjakderdhja ka përfshirë gadishullin që prej vitit 2013.
Shifrat në përgjithësi janë paraprake, pasi të detajuara nuk jepen kurë nga ushtria dhe rrallë herë publikohen në media.