Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria britanike pritet të hetohet për krime lufte në Afganistan dhe Irak

Gjykata Ndërkombëtare Penale, mund të nisë serinë e hetimeve ndaj ushtrisë britanike pas një dokumentari të BBC-së që publikoi prova se ushtria ka kryer krime lufte.

Dokumentari “Panorama, War Crimes Scandal Exposed”, gjeti prova se shteti kishte fshehur vrasjet e civilëve që i kishin kryer ushtarët britanikë në Irak dhe Afganistan, raporton KTV.

Gjykata me seli në Hagë të Holandës, ka thënë se gjetjet e dokumentarit janë shumë serioze, mirëpo këto janë cilësuar të paqëndrueshme nga Ministria britanike e Mbrojtjes.

Në rast se nisin hetimet zyrtare të Gjykatës Ndërkombëtare, do të ishte hera e parë që përfshin shtetasit britanik në një rast për krime lufte.

Kjo gjykatë ka thënë se si e pavarur do të vlerësojë gjetjet e transmetuesit publik të Britanisë dhe do të niste hetimet nëse besohet se qeveria shërbeu si mburojë për ushtarët nga ndjekja penale.

Edhe BBC: Forcat speciale të Britanisë fshehën krimet e luftës në Afganistan Botë BBC: Forcat speciale të Britanisë fshehën krimet e luftës në Afganistan

Gjykata më parë kishte deklaruar se kishte prova të besueshme se ushtria britanike kreu krime lufte në Irak. Shumica e rasteve përfshijnë akuza për keqtrajtim të të burgosurve.

Rasti më i njohur është ai i Baha Mousa, punëtorit të një hoteli në Basra që vdiq pas torturave të ushtarëve britanik në vitin 2003.

Mirëpo, dokumentari i BBC-së që është realizuar në bashkëpunim me gazetën e njohur “Sunday Times”, ka zbuluar informata të reja lidhur me vrasjet në qendrat ushtarake të mbajtjes.

Detektivët e ekipit të akuzave për Irak, kanë thënë të kenë gjetur prova të abuzimit me civilët në bazën ushtarake të Britanisë në Basra. Këto abuzime kishin ndodhur tre muaj para vrasjes së Mousas.

Abuzimet që çuan në vdekje, kanë ndodhur në Campin Stephen, që drejtohej nga batalioni i tretë i regjimentit mbretëror të Skocisë.

Edhe BBC-ja nxjerr një raport të fshehtë: Ushtarët britanikë vranë dhjetëra të burgosur afganë Botë BBC-ja nxjerr një raport të fshehtë: Ushtarët britanikë vranë dhjetëra të burgosur afganë

Detektivët hetuan rastin e dy burrave që vdiqën një javë njëri pas tjetrit në majin e vitit 2003. E Ministria e Mbrojtjes pranoi se dy të vdekurit ishin civilë të pafajshëm.

Ani pse askush nuk është dënuar për vdekjen e tyre, dokumentari “Panorama”, ka shfaqur prova të reja, të cilat pritet të kthejnë në rigjykim rastin e dy civilëve.