Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtaraku i njohur libian synon majën e pushtetit

Komandanti i fuqishëm i Libisë, Kalifa Haftar, ka shpallur të martën kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, megjithëse është shtuar paqartësia për zgjedhjet e paralajmëruara. Haftar ka dorëzuar dokumentet e nevojshme në qytetin lindor, Bengazi.

Këtë e ka konfirmuar edhe nëpërmjet këtij xhirimi. Ndërkohë një grup protestuesish janë mbledhur në Tripoli për të dënuar kandidaturën e të birit të diktatorit të vrarë libian, Muamer Gadaf.

Seif al-Islam, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve me akuzat për krime kundër njerëzimit të lidhura me kryengritjen e vitit 2011, njoftoi të dielën se do t’i përvilet garës për president.