Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen i ka kërkuar falje Italisë me një letër publike të publikuar sot në të përditshmen italiane La Repubblica.
"Italia u godit nga pandemia e koronavirusit, më shumë se çdo vend tjetër evropian. Jemi të gjithë dëshmitarë të të paimagjinueshmes. Mijëra persona të larguar nga dashuria e të afërmeve të tyre. Mjekë në lot, një shtet, një kontinent i tërë në karantinë”, shkruan Von Der Leyen.
Më tej në letër Von Der Leyen shkruan se “Shumë vende evropiane menduan për problemet brenda shtëpisë së tyre, por sot Evropa ka ndryshuar hap. Po bëjmë të pamundurën që vendet evropiane të arsyetojnë si një skuadër, me një përgjigje të koordinuar për një problem të përbashkët. Komisioni Evropian do të vazhdoj të ndihmoj Italinë."
Për kreun e Komisionit Evropian , Italia është bërë akoma më shumë një burim frymëzimi për të gjithë. Mijëra mjekë e infermierë i janë përgjigjur thirrjes së shtetit për të ndihmuar rajonet më të goditura nga pandemia. Industritë e modës prodhojnë sot maska sanitare e prodhuesit e pijeve konfeksionojnë dezinfektues.
"Muzika në ballkone, mbushi rrugët e boshatisura e ndezi zemrat e miliona personave", shkruan numri 1 i Komisionit Evropian.
"Kjo krizë , thotë ajo, është një provë për Evropën dhe nuk duhet të lejojmë te dështojë". / oranews
-
Evropa i kërkon falje Italisë që e la të vetme në luftën me virusin
-
Von der Leyen: Putinit s’i besohet, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen
-
Deportimi i emigrantëve do të rritet, thotë Ursula von der Leyen
-
Von der Leyen sot në Ukrainë për të diskutuar për ndihmën milionëshe për energjinë
-
Von der Leyen fiton edhe një mandat në krye të Komisionit Evropian