Ende bëhet biznes i madh me arin në Dubai, pavarësisht raportimeve se tregtia e floririt ka rënë në nivelin më të ulët në njëzet vjetët e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Qendrës multifunksionale të Dubait, emirati ia ka dalë të jetë qendra më e madhe tregtare e arit me 25 për qind të tregtisë globale të mallit të praruar.
Dubai madje nuk ndien ndonjë lloj turpi për dashurinë e madhe që e ushqen për arin, me prarimin e makinave sportive me ar.
Në një destinacion ku simbolet e pasurisë janë bërë të shumëllojshme, mbase nuk është e habitshme se të shpenzosh para të majme për arin nuk është punë e madhe, shkruan sot Koha Ditore.
Një prej hoteleve më prestigjioze të Dubait, “Burj Al Arab”, ka rreth 1.790 metra katrorë gjethesh me flori prej 24 karatësh. Me flori janë të veshur edhe vegët e filxhanëve ose lugët dhe pirunët, me të cilët shërbehen ushqimet nëpër restorante në maja rrokaqiejsh prej qindra metrash.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)