Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uragani në Houston shkatërroi rreth 100,000 shtëpi

Rreth 100,000 shtëpi janë shkatërruar nga uragani në Houston.

Këshilltari për Siguri të vendit, Tom Bossert, ka thënë se Shtëpia e Bardhë do t’i kërkojë Kongresit amerikan fonde emergjente për të ndihmuar njerëzit, shkruan BBC, transmeto Koha.net.

Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar 1 milion dollarë nga paratë e tij për ndihmë.

Së paku 37 persona janë raportuar të vdekur që nga e shtuna e kaluar, kur uragani Harvey goditi Texasin.