Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uragani Nate ka arritur në Luizianë

Uragani i kategorisë 1, Nate, ka arritur në lumin Misisipi, në skajin juglindor të shtetit amerikan, Luiziana.

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka njoftuar mbrëmë se uragani ishte nisur për një pjesën veriore me shpejtësi prej 140 kilometrash në orë, shkruan REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përgjatë Bregut të Gjirit të Shteteve të Bashkuara është urdhëruar evakuim.

Konsiderohet se uragani nuk pritet ta godasë direkt qytetin, Nju-Orleans.

Raportohet se dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga vërshimet e gjëra në Amerikën Qendrore, pasi disa stuhi natyrore vdekjeprurëse i kanë goditur Karaibet, Meksikën dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.