Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uragani Maria ia mësyn Karaibeve, paralajmërohen përmbytje

Ishujt e Karaibeve po përgatiten të përballojnë Uraganin Maria.

Autoritetet kanë paralajmëruar forcimin e stuhisë në 48 orët në vijim dhe meteorologët parashikojnë përmbytje për shkak të reshjeve që do të sjellë Maria.

Ishujt e Karaibeve janë ende në proces rimëkëmbjeje nga Uragani Irma, që shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe miliarda dollarë dëme materiale.

Pas shkatërrimit të sjellë nga Irma, ishujt e Karaibeve po përgatiten për një tjetër uragan, i quajtur Maria.

Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Uraganëve, transmeton oranews, stuhia e kategorisë së parë do të forcohet me shpejtësi në 48 orët në vijim dhe do të godasë fillimisht ishujt Leeward.

Edhe Uragani Maria drejt ishujve Turks dhe Kaikos Botë Uragani Maria drejt ishujve Turks dhe Kaikos

Maria po kalon thuajse në të njëjtën rrugë si Irma, që shkatërroi rajonin më herët gjatë këtij muaji.

Për shumë ishuj, autoritetet përkatëse kanë lëshuar paralajmërime për uragan, ndërkohë që vijon rimëkëmbja pas Uraganit Irma, që la të paktën 37 persona të vdekur dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme materiale.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, Maria po vjen me erëra që arrijnë deri në 137 km/h.

Qendra ka parashikuar reshje që mund të shkojnë deri në 51 cm përqark ishujve Leeward, përfshi këtu edhe Porto Rikon, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që është dhënë alarmi për përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Një uragan i dytë me emrin Jose është gjithashtu aktiv në oqeanin Atlantik, me erëra që arrijnë një shpejtësi maksimale prej 144 km/h.

Edhe Uragani Maria i drejtohet Republikës Domenikane Botë Uragani Maria i drejtohet Republikës Domenikane

Kjo ka nxitur autoritetet në Shtetet e Bashkuara të vendosin pika për vrojtimin e stuhisë në pjesën veri-lindore të vendit.

Kujtojmë se edhe Shtetet e Bashkuara u prekën nga uraganët Harvey dhe Irma, të cilët shkaktuan dhjetëra viktima dhe miliarda dollarë dëme.